E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llalla flet për 21 janarin dhe Gërdecin: Në pritje të apelit. Në hetim pallati i Linda Ramës

Nga Shtetet e Bashkuara ku ndhohet për një vizitë punë, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka risjellë në vëmendje cështje shumë të përfolura gjyqësore, 21 janarin dhe Gërdecin. Në një intervistë dhënë për Zerin e Amerikës, Llalla deklaroi se për ngjarjen e 21 janarit Prokuroria vazhdon ti qëndrojë bindjes se akuzat në ngarkim të të pandehurve qëndrojnë ato që janë ngritur, ndërsa shton se është në pritje të vendimit gjyqësor pas ankimimit nga organi i akuzës në gjykatën e apelit.

Institucioni ynë mendon se akuzat në ngarkim të të pandehurve janë ato për të cilat ata janë të akuzuar dhe vijon ti qëndrojë këtij mendimi. Për këtë arsye është bërë ankimi përkatës në gjykatën e apelit. Jemi në pritje të vendimit gjyqësor lidhur me këtë rast. Ne kemi bindjen se akuzat në ngarkim të të pandehurve qëndrojnë ato që janë ngritur. Unë kam urdhëruar hapjen e hetimeve për rastin të cilit ju i referoheni si dhe për mjaft raste të mjekëve të tjerë ligjorë për të cilët ka dyshime se abuzojnë me detyrën e tyre. Pra edhe rasti konkret përfshihet në këto hetime. Unë kam vetëm disa muaj në drejtim të prokurorisë shqiptare dhe vijojnë të jenë në proces hetimi raste të filluara rishtazi, që kanë nevojë për kohën e tyre të përfundimit të hetimeve tha ai.

Lidhur me Gërdecin Llalla tha se nuk ka hetime të reja. Duke iu referuar kërkesës së familjarëve për rihapjen e cështjes për gjykimin e Ministrit Mediu, Kryeprokurori u shpreh se nuk të dhëna të reja apo të ndryshme nga ato që janë paraqitur në momentin e parë dhe që janë hetuar nga prokuroria.

Ne i qëndrojmë ankimimit tonë të cilin e kemi paraqitur dhe që ndodhet në Gjykatën e Lartë. Mirëpritet vendimi gjyqësor, për të gjykuar më pas se si do të veprojmë. Nëse do të ketë rrethana të reja, prokuroria pa diskutim që do të fillojë hetimet. Familjarët e viktimave nuk kanë paraqitur të dhëna të reja apo të ndryshme nga ato që janë paraqitur në momentin e parë dhe që janë hetuar nga prokuroria. Nëse do të ketë dyshime për vepra të tjera penale ose prova të tjera, pa diskutim që prokuroria do të fillojë hetimet, jo vetëm për këtë rast, por për çdo rast dhe ndaj çdo personi të dyshuar theksoi Llalla.

Kryeprokurori madje theksoi se nga ana e organit të akuzës kanë nisur hetimet dhe për objektin që po ndërtojnë familjarë të Linda Ramës, bashkëshorte e kreut të opozitës z Edi Rama.

Prej disa muajsh nga Bashkia e Tiranës është referuar, është kallëzuar ky rast në prokurorinë e Tiranës. Janë bërë verifikimet paraprake dhe ky rast vijon të jetë në proces të hetimit.Kanë filluar hetimet. Është hapur hetimi lidhur me këtë rast tha ai.

Intervista e plotë vijon si më poshtë:

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›