E Diel, 1 Nëntor 2026

Llazi Serbo Dua te vdes si Bekim Fehmiu

Aktori i njohur korcar ka vrare veten ne banesen ku jetonte i vetmuar. I prekur nga semundja e depresionit aktori i 100 roleve ne teater dhe kinematografi e kishte paramenduar vdekjen. Ne letra ka lene amanetet e fundit per mbesat dhe miqte si dhe 80 mije leke per varrimin e tij

Ndahet nga jeta ne moshen 62-vjecare aktori i njohur Llazi Serbo. Artisti i skenes dhe kinematografise eshte gjetur i vetevrare ne banesen e tij. Ka qene ora 9.30 e dites se djeshme kur policia eshte sinjalizuar per vdekjen e aktorit i cili prej kohesh jetonte i izoluar ne banesen e tij. Serbo kishte nderprere marredheniet me te afermit dhe miqte e tij. I ka dhene fund jetes me nje arme gjahu qe e mbante me leje ne shtepine e tij. Duket se Llazi Serbo e kishte paramenduar vdekjen pasi prej ditesh aktori kishte hedhur ne leter mendime amanete dhe porosi per te afermit miqte dhe koleget e skenes dhe te teatrit. Sipas hetimeve te para aktori ka nderruar jete gjate oreve te vona te nates por vetem ne mengjes eshte gjetur i vdekur nga nje prej miqve te tij me te ngushte aktori Andrea Pepi i cili shkonte rregullisht ne mengjes per ta vizituar. Kohet e fundit aktori vuante nga nje semundje depresive dhe per kete arsye eshte terhequr nga rrethi shoqeror. Ndonese ne nje bisede tavoline aktori i kishte paralajmeruar miqte per vetevrasjen duke u thene se do te linte nje leter dhe nje shume parash prej 80 mije lekesh qe do te perdoreshin per varrimin e tij asnje nuk e ka besuar kete akt flijimi duke i dhene kuraje per jeten.

Letra

Kolege te Artistit te Merituar Llazi Serbo dhe aktore te teatrit te Korces e kane cilesuar vdekjen e tij jo vetem nje humbje te madhe por edhe nje vdekje te parakohshme. Miqte dhe koleget thone se ai e kishte paramenduar vetevrasjen e tij. Llazi Serbo ka lene nje leter me amanete te cilen kishte nisur ta shkruante qe ne daten 1 shtator me porosi per miqte te afermit dhe artistet por edhe me shenime per veten e tij dhe jeten. Atij i pelqenin aktoret e medhenj e me fame boterore dhe shpesh me kapelen karakteristike meksikane qe e mbante ne koke i pelqente kur e krahasonin me Clint Eastwood. Por kete here mendimi qe i ka ardhur ne mendje para vdekjes ka qene ai per ti ngjare nje tjeter aktori me fame. Do te vras veten si Bekim Fehmiu ka shkruar mes rreshtave aktori i njohur korcar ne letren e tij me amanete dhe porosi. Ai i ka dhene fund jetes ne menyre tragjike me nje arme gjahu qe e kishte ne banese duke lene dhe dy testamente nje per mbesat dhe nje per shoket e bashke me to edhe leket e varrimit te tij. Llazi Serbo nuk mundi te krijoje nje familje te tijen.

Karriera

Llazi Serbo do ta niste veprimtarine artistike me dramen Njolla te Murrme nderkohe qe do te arrinte ne 100 numri i roleve te ketij artisti ne skene dhe ne ekran. Nder rolet me te spikatura te aktorit kane qene ai i Kreshnik Martinit te filmi Operacioni i zjarritsi dheDalani te filmi Yjet e neteve te gjata ai i komandantit gjerman te filmi Nusja dhe shtetrrethimi per te cilat ka marre edhe vleresimet me te mira si aktor. Ne vitin 1991 aktori korcar eshte nderuar nga Presidenti i Republikes me titullin Artist i Merituar nderkohe qe pak kohe me pare iu akordua titulli Nderi i Qarkut per veprimtarine e tij dhe shkelqimin si aktor me nje karriere te pasur ne vite. Takimi i fundit me publikun e kryeqytetit ka qene ne vitin 2007 kur ne skenen e Teatrit Kombetar vuri dramen Pesha e paqes te dramaturgut Shpetim Gina. Teatrii Korces do te zhvilloje homazhe ne nderim te figures se aktorit Llazi Serbo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›