E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botuesit Institucionet te stimulojne kritiken

Mungesa e kritikes eshte tashme e pranuar. Arsyet jane te shumta. Botuesit ata qe hedhin ne treg vellime te tilla e lidhin kete situate me terrenin paragjykues me ngritjen e nje sistemi te ri kritik apo edhe me mungesen e institucioneve per te stimuluar ndermarrje te tilla

Vazhdimisht ne rrethet kulturore flitet per mungesen e kritikes. Te atyre opinioneve qe ne prodhimin e perditshem artistik do te ishin nje lloj matesi vlerash. Nga ana tjeter nje situate e ngjashme duket se eshte edhe per botimet kritike. Teksa rendisin nje sere titujsh te botuar ose ende ne proces botuesit pranojne se kjo gjini eshte ne kufijte e ekzistences. Arsyet jane te shumta. Botuesi i Ideart Arjan Leka njekohesisht edhe shkrimtar pohon se nje nga arsyet e kesaj situate eshte shembja e nje sistemi kritik dhe koha qe kerkon ringritja e nje sistemi te ri vlerash. Per Gezim Tafen botues i Ombra GVG eshte vete klima kulturore qe nuk lejon nje kritike aktive. Ai ndan te njejtin mendim me Arlinda Dudajn botuese e shtepise botuese Dudaj kur thone se jane institucionet shteterore ato qe duhet ti stimulojne me shume botimet kritike.

Arjan Leka Duhet kohe per nje sistem te ri kritik

Arjan Leka botues por njekohesisht edhe shkrimtar pranon se ne parashikimin botues te ketij viti shtepia e tij botuese Ideart i ka dhene perparesi letersise asaj qe shpesh cilesohet si fiction dhe jo teksteve kritike. Ne vite jane botuar disa tituj qe mund te klasifikohen edhe si tekste kritike-eseistike studime dhe kritike letrare. Mes tyre do permendja studimin e Behar Gjokes mbi Kutelin librin me shenime kritike te Erion Kristos Afresk kritik librin me kritike dhe ese te Hart Wegner-it Lamtumire fjale si dhe nje liber eseistik shume te vecante te Eliot Weinberger-it titulluar Gjurme armike. Por gjithsesi libra te karakterit teorik apo te kritikes shkencore nuk mund te them se kemi pasur thote Leka. Ne fakt gjithnje e me shume ne rrethet kulturore flitet per mungese te kritikes. Cilat jane arsyet qe ndodhemi ne nje situate te tille Mendoj se nje nga arsyet eshte shembja e nje sistemi vleresimi kritik. Ringritja e nje sistemi te ri vleresimi bazuar mbi estetiken ose letraren apo mbi kulturen e re kritike do kohen e vet menyre tjeter te menduari qasjeje thote Leka. Ne fakt si botues ai shprehet se lexuesi e ka nje fare pritshmerie per botime te tilla. Duhet pasur parasysh se vepra te tilla kurre nuk i kane takuar llojit bestseller. Jane libra specialiteti pervec rasteve te librave te Harold Bloom qe garantojne cilesi dhe qartesi ne nivele akademike permes te shprehurit komunikues paksa te distancuar nga terminologjia qe shpesh e tremb dhe e mban larg lexuesin.

Arlinda Dudaj Institucionet shteterore te nxisin kritiken

Botuesja e shtepise botuese Dudaj Arlinda Dudaj tregon se shtepia e saj botuese ka ne proces botimi nje vellim te ri kritik. Behet fjale per nje vazhdimesi te librit te pare Si dhe perse te lexojme te profesorit te Harvardit Harold Bloom Shekspiri shpikesi i njeriut. Ketu autori merr pikerisht ne shqyrtim dhe kritike Shekspirin per trajtesen e jashtezakonshme qe i ben qenies njerezore. Absolutisht mendoj qe libra te tille na bejne kaq mire duke na dhene celesat e duhur per te hapur lehtesisht portat e diturise. Libra te tille qofshin kritike letrare apo te artit ne te gjitha dimensionet jane shume te vyer per kedo thote Dudaj. Sa i takon kritikes shqiptare botuesja e Dudaj tregon se nga autoret shqiptare Dudaj ka nje liber te Nasho Jorgaqit Profile letrare me kritike per letersine shqiptare si dhe permbledhje studimesh per vepren e Nolit dhe Konices. Me tej Arlinda Dudaj teksa i referohet mungeses se kritikes dhe botimeve ne kete fushe thote se ndoshta eshte nje mungese qe ka lidhje me interesin ekonomik. Por nga ana tjeter duhet qe edhe media institucionet kulturore shteterore apo jo ta nxisin kritiken ajo vetem mire ben komenton ajo duke shtuar se edhe lexuesi qe eshte i interesuar per te tille literature eshte i kufizuar. E kerkojne kete literature sidomos ata qe jane te interesuar per anen studimore lexues qe gjithsesi jane shume te pakte. Mendoj se edhe shkolla duhet te punoje me shume ne kete drejtim duke nxitur leximin keshtu edhe kritiken letrare qe do te vinte si pasoje e ketij shtimi te fluksit te lexuesve perfundon Arlinda Dudaj.

Gezim Tafa Terren paragjykues per kritiken

Per Gezim Tafen botues i Ombra GVG botimet kritike pavaresisht se sa te pranishme jane neper librari neper arkivat dhe kataloget e shtepise botuese padyshim qe jane te pranishme. Ombra GVG hedh keto dite librin e kritikut dhe studiuesit Behar Gjoka me titull Martin Camaj shkrimtaria e tij. Ky eshte nje nga titujt me te fundit te shtepise sone botuese qe here pas here i ka kushtuar dhe vazhdon ti kushtoje kujdes kritikes thote Tafa. Sipas tij nese te tilla botime jane te pakta kjo ka te beje me klimen e pergjithshme e cila nuk e mundeson botimin e kritikes. Se sa aktive eshte kritika besoj se kjo ka te beje me terrenin paragjykues. Vete klima e leximeve ne Shqiperi eshte e atille qe kur merr persiper te besh nje kritike domosdo do mendohesh per shume arsye duhet te marresh guximin per ta botuar vijon me tej ai. Duke iu referuar shtepise botuese qe ai drejton Tafa thote se eshte konceptuar nje seri e botimeve studimore apo kritike. Ne kemi edhe nje veper te studiuesit Emin Kabashi per poetiken e Jeronim de Rades. Po ashtu kemi botuar edhe korpusin prej dy veprash mbi jeten e Fan Nolit nga Nasho Jorgaqi lsquoSporteli i hapur i shqipes dhe lsquoStudim mbi vepren e Faik Konices vijne nga Kristina Jorgaqi thote ai. Pyetja qe ngre eshte Sa te pranishme jane institucionet qe duhet te merren me kritiken e ta stimulojne ate Pak ndihet zeri i institucioneve qe duhet ta ndihmojne. Jane ato qe duhet te merren me shume me kete gjini. Nese per prozen shkrimtaret nuk ngurrojne per kritiken ata ngurrojne sepse kane nje terren me te kufizuar ndaj edhe kerkohet mbeshtetje ndihmese. Kjo duhet te filloje nga institucionet qe jane te mefshta ne kete pike komenton ai. Nderkaq duke folur se sa pritshmeri ka lexuesi per botimet kritike ai shprehet se eshte nje auditor i caktuar qe ka pritshmeri per te tilla botime dhe kjo ndihet kryesisht ne panairet e librit. Eumlshte nje kontingjent i caktuar qe interesohet per keto botime kryesisht ata qe studiojne e qe merren me letersi a gjuhesi shprehet Tafa duke e konsideruar kete lexues te pakte ne numer por te zgjedhur dhe te pranishem.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›