E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherbim i ri social staf i posacem per edukimin e lypesve

Bashkia

Femijet e rruges apo edhe te rriturit te cilet enden duke lypur tashme duket se kane nje shans per te hequr dore nga ky realitet i hidhur dhe per tu integruar ne shoqeri si gjithe te tjeret. Bashkia e Tiranes ka vene ne dispozicion nje furgon dhe nje ekip te perbere nga punonjes sociale e mjeke te cilet do te identifikojne keshillojne por edhe mjekojne femijet qe enden rrugeve. Me deshiren e femijeve ata do ti grumbullojne per ti derguar ne qendrat qe ofrojne sherbim social per ti kthyer me pas gjate oreve te pasdites ne shtepi ne rastet kur kane nje strehe. Sipas rastit ato do te keshillohen te ndjekin edhe shkollen kopshtin dhe cerdhet.

Sherbimi social operativ do te qarkulloje ne te gjitha lagjet e kryeqytetit ku enden njerez qe lypin.
Ne Tirane me problematike jane zonat prane kryqezimeve ku shpesh ndesh femije e te rritur qe lypin apo lajne xhamat e makinave vetem per 20 leke.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›