Lleshi: Kodhelli ministre? Jemi në epokën ku mbrojtja nuk është çështje e muskujve, po e intelektit. SHQUP do të rikthehet
Sandër Llshi, i emëruar dje nga Edi Rama si këshilltar i tij për çështjet e mbrojtjes shprehet se tek programi i rilindjes ka parë hapësirë ku mund të bashkojë kontributin e tij , pasi ky propozim është një vlerësim jo vetëm për atë personalisht, por për të gjithë Forcate Armatosura.
Lleshi i cili u shkarkua në maj të këtij viti nga Presidenti Nishani e komenton si një risi të madhe emërimin e Mimi Kodhelit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
Jemi në një epokë ku edhe mbrojtja nuk është çështje e muskujve , por çështje e intelektit dhe e mendjes.Ky është një sinjal i goditur dhe një vendim oportun , sepse vendi i ministres së mbrojtjes në tavolinën e rrumbullakët ku ulen ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të zihet nga një zonjë e cila përfaqëson Shqipërinë dhe ky përfaqësim nga zonja i bën nder Shqipërisë, shprehet ai.
Lleshi sqron për gazetë “Panorama” se, Për sa i përket vendimit të zotit Rama për të më përfshirë mua në rrethin e bashkëpunëtorëve të tij , besoj se lidhet më shumë me në thelbin e tij me disa shqetësime që unë u detyrova fatkeqësisht ti bëj publike, pasi nuk u mundësua asnjë rrugë zyrtare për ti diskutuar ato.
Për sa i përket debatit mbi SHQUPIN Lleshi sqaron: Më mirëkuptoni faktrin se këshillat e mia nuk do tja jap Kryeministrit të ri përmes gazetës. Meqënëse më pyesi për këtë çështje , më lejoni të them diçka që e kam shprehur edhe më parë si mendim timin dhe e them jo si këshilltar i kryeministrit të ri, por si ushtarak. Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë përfaqëson një objekt simbol të FA, i cili nuk mund të tjetërsohet. FA kanë nevojë për të pasur një institucion të tillë , sepse nuk bëhet fjalë thjesht për një objekt apo godinë. Këto gjëra janë atakuar krejtësisht pa lidhje , as në aspektin politik, as në aspektin ushtarak, dhe as në aspektin simbolik. Mendoni për një çast këtë precedent të krijuar, që çdo parti në pushtet ti lejojë vetes në fund të mandatit marrjen e një objekti publik, cilido qoftë ai, si do të ishte Shqipëria. P.sh, PS pas katër vitesh do të kërkonte Pallatin e Kulturës , apo Korpusin e Universitetit të Tiranës. Kjo nuk ka sens simbolik dhe si precedent është problematik. E dyta , nuk mund ti hiqt FA-së një objekt i tillë. Më vjen keq për Presidentin e Republikës , komandantit të FA-s, ish-ushtarakut që e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore , por së paku ka për detyrë morale , që FA-në ta fuqiziojë ,dhe jo ta dobësojë.
Për sa iu përket deklarimeve të Berishës se ky institucion kishte degraduar, Lleshi shprehet se ky gjykim është i drejtë, por nuk është argumet për të tjetërsuar funksionin e tij.
Ai apelon që qeveria dhe aktorët e këtij vendimi të gjejnë kurajon që te mos e lënë të hapur këtë çështje , teksa thekson se ndërtimi i kauzave politike mbi argumente imobilare të tilla nuk do t’i çojë ngjëkundi ata që i kanë projektuar kështu./A.XH