E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama kërcënon me burg kryebashkiakët e bregut?

ramaRregullimi i bregdetit dhe prishja e ndërtimeve pa leje është një nga objektivat kryesorë të shpalosur nga ana e kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, në nisje të punës së tij. Kjo gjë u theksua edhe në mbledhjen dy ditore të zhvilluar në Vlorë.

Shqiptarja.com raporton madje se Rama i ka kërcënuar me burg kryebashkiakët e bregut, nëse ata nuk zbatojnë ligjin.

Ka dhe burg në shtator, nëse nuk zbatohen detyrat, thotë gazeta në fjalë, ndërkohë që vijuar duke u thënë kryebashkiakëve se keni prishur disa kotece, sa për të më hedhur hi syve.

Duke u ndalur tek punësimi, Rama mësohet tu ketë thënë atyre ta harroni se ju do të vendosni drejtorët e punonjësit e tjerë në qytetet tuaja. Ta hiqni nga mendja njëherë e mirë, se asnjë kushëri i juaji, i dytë apo i tretë do të hyjë në punë shteti prej emrit tuaj.

Madje, sipas Shqiptares, Rama u ka treguar një gotë gjysëm me ujë: Këtë gjysmën lart e keni pirë deri tani. Por mos mendoni se do të pini edhe këtë tjetrën, mësohet të jetë shprehur ai./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›