Lloris kandidat serioz për zëvëndësimin e Valdes

Portieri i Tottenhamit, Hugo Lloris është shfaqur si një nga kandidatët më serioz për të zëvëndësuar Victor Valdesin te Barcelona. Portieri francez thuhet se nuk është i kënaqur me jetën në Angli dhe se dëshiron largimin nga skuadra.
Agjenti i tij thuhet se ka zhvilluar bisedimet e para me Barcelonën. Skuadra katalonase thuhet se i ka treguar agjentit të tij se Lloris që disa vite është duke u përcjellur nga Barcelona dhe se mund të jetë transferi i parë në verë.
Madje thuhet se Tottenham veq është pajtuar për largimin e Lloris te Barcelona duke menduar që tani blerjen e portierit të Stoke Cityt, boshnjakun Asmir Begovic./Indeksonline/