"Mourinho do të zëvëndësojë Benitezin"

Ish lojtari dhe trajneri i Chelseat, holandezi Ruud Gullit ka deklaruar se Jose Mourinho do të pasoj Rafael Benitezin në Chelsea.
"Objektivi kryesor i Chelseat është që të kualifikohet këtë edicion në Ligën e Kampionëve dhe trajner të vije Jose Mourinho. Unë jam i bindur që Mourinho do të rikthehet prapë për të fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean. Ardhja e Benitez që në fillim dihej se do të ishte e përkohshme dhe se Mourinho do të pasoj atë" deklaroj Gullit./Indeksonline/