Lloyd dorëzon kurorën e misit

Danielle Lloyd ende kishte mbajtur kurorën e Miss Britania e Madhe pasi organizatorët dhe juria ia kishin marrë atë zyrtarisht pasi ajo kishte pozuar për “Playboy”.
Modelja britanike ishte zhveshur në vitin 2006 për revistën “Playboy”, vit në të cilin kishte fituar kurorën.
Ajo po ashtu ka pasur një seri aferash dashuria, madje ka pasur thashetheme se ajo ka qenë në lidhje me një anëtarë të jurisë dhe me futbollistin Teddy Sheringham. Por pas katër viteve ajo ka marrë pjesë në garë të bukurisë dhe Danielle ka premtuar se do të bëj një karrierë më të matur në këtë fushë.
Organizatorja e misit, Liz Fuller (34) – ish fituese e kurorës se misit në Britani – ka thënë se ajo do të shkëmbej kurorën e 2006-ës në ueb-faqen e spektaklit me fituesen pasuese, Preeti Desai.
“Gara është pjesë e historisë se Danielle dhe e jona. Nuk ka pasur ndonjë menaxhim apo udhërrëfim kështu që ajo përfundoj në ballinën e Playboy. Nëse do të kishte ndonjë strukturë menaxhuese pas Miss Britania e Madhe atëherë ata do të zgjedhshin me rotacion”, ka thënë Liz, e cila ishte edhe juri e misit në 2006-ën.
Kohëve të fundit Danielle, e cila ka marrë pjesë edhe në Big Brother, ka festuar fejesën e saj me mesfushorin e Portsmouth Jamie O’Hara.