Llumrat e ujerave te ndotur do te perdoren ne bujqesi

Llumrat e ujërave te ndotur do te përdoren ne bujqësi.
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka prezantuar projekt vendimin me qellim tërheqjen e mendimeve nga grupet e interesit për përafrimin e legjislacionit me direktivat e BE
“Ajo qe kërkohet tani lidhet me procesin e vlerësimit paraprak te cilësisë se këtyre llumrave dhe te shkalles dhe rrezikshmërisë se ndotjes qe ata paraqesin ne mjedis, toke, ujera dhe ne shëndetin e njeriut”, deklaroi Mediu.
Aktualisht Shqipëria ka vetëm dy impiante te trajtimit te ujerave te ndotura te cilat gjenerojne llumra objekt i këtij vendimi
“Këto investime janë bere te mundura me financimet e Qeverise Gjermane. Ato i perkasin qytetit te Pogradecit dhe qytetit të Kavajës. Unë me këtë rast dua te falënderoj qeverine Gjermane për këtë mbështetje, ndërkohë qe dua te adresoj kërkesën tek shume bashki te tjera te ndërmarrin masat për financimin dhe implementimin e projekteve për impiantet e trajtimit te ujerave te ndotura”, sqaroi ministri.
Ujerat e ndotura paraqesin rrezikun me te madh për ujërat e lumenjve dhe veçanërisht atyre te detërave. Ende nuk kemi një sistem te trajtimit te ujerave te ndotura për qytetet kryesore te Shqipërisë.
Bashkia Tirane ka filluar nga hartimi i projektit për ndërtimin e impiantit te pastrimit te ujerave te ndotura duke e konceptuar atë ne tre impiante për tere qytetin e Tiranes dhe te rrethinave te saj.
Po ashtu Vlora ka ndërtuar nje sistem kolektorësh i cili pritet te përfundohet edhe me impiantin e trajtimit, ndërkohë qe pritet te marre zgjidhje është impianti për qytetin e Durrësit.