E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskat sulmojne ne Shijak

Një familje u be pre e grabitësve ne lagjen Lugina në Shijak. Tre persona, njëri prej të cilëve i arrestuar nga policia janë përleshur me pjesëtaret e familjes dhe kane ushtruar dhunë mbi to, ndërsa më pas i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash. 
Emiljan Lami, 27 vjeç, u arrestua për këtë ngjarje, pasi akuzohet që së bashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim  kanë grabitur me dhunë, shumat  prej 2000 Euro si dhe  një arkë kursimi të fëmijës me shumën prej rreth 550 mijë leke të reja në  banesën e 50-vjeçarit me iniciale H.H. Nga hetimet  rezulton se ky grup është përfshirë edhe në ngjarje të tjera të kësaj natyre në territorin e Qarkut Durrës si dhe qytete të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›