Lobi shqiptar ne SHBA: Hiqni imunitetin per hir te integrimit Beqir Sina
WASHINGTON D.C - Lobi shqiptar ne Shtetet e Bashkuara, Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan i kerkon publikisht parlamentit shqiptar te ratifikoje ndryshimet kushtetuese mbi imunitetin. Deklarata e KKSHA erdhi dje, menjehere pas asaj te anetarit te kongresit amerikan, Eliot Engel, demokrat nga New York-u, Distrikti i 17-te, nje anetar i larte i Komitetit te Puneve te Jashtme te Dhomes se Perfaqesuesve ne Kongresin Amerikan. Njekohesisht kryetar i Grupit te Ceshtjeve Shqiptare, z.Engel javen e kaluar, ne nje interviste dhene nga Uashingtoni tha se Shqiperise i takon vendi ne Bashkimin Europian dhe se per kete duhen bere reformat, mes tyre heqja e imunitetit. Kete kerkese e ka mbeshtetur dje edhe lobi shqiptar ne Uashington, Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan. Permes nje deklarate per shtyp mbi zhvillimet aktuale ne Shqiperi, Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan me baze ne Uashington, leshoi nje deklarate publike dje pasdite, ne lidhje me mosvotimin e Parlamentit shqiptar me 6 gusht, ne nje seance te vecante, per ndryshimet kushtetuese per heqjen e imunitetit te deputeteve dhe te zyrtareve te larte.
"Lobi shqiptar ne Uashington, Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), i ben thirrje Kuvendit te Shqiperise, per te ratifikuar amendamentin kushtetues mbi imunitetin per ligjvenesit, gjykatesve dhe drejtuesve te institucioneve kushtetuese", - thuhet ne deklarate.
Deklarata vecon se ne tetor 2012, Komisioni Europian duhet te jape mendimin e tij per kerkesen e marrjes se statusit kandidat per anetaresim ne BE, te paraqitur nga Shqiperia ne vitin 2009. Ne te te ashtuquajturin Raporti i Progresit, jane te rekomanduara te "12-te pikat" qe Shqiperia duhet te miratoje per te fituar statusin e kandidatit. "Rekomandimet, - thuhet ne deklaraten e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) - mbulojne parimet themelore demokratike, sic jane: reforma zgjedhore, strategjia antikorrupsion dhe plani i veprimit, reforma gjyqesore, te drejtat pronesore dhe dialogut konstruktiv politik, midis te gjitha partive politike".
Me tej, deklarata e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), nenvizon: "Shqiperia ka bere progres te jashtezakonshem ne dhjete vitet e fundit, dhe eshte bere nje anetare e institucioneve euro-atlantike te shumta, duke perfshire NATO-n. Prandaj qeveria, parlamenti dhe opozita duhet te punojne se bashku, per te miratuar dhe zbatuar rekomandimet e BE-se".
Ne fund te kesaj deklarate, e cila mban edhe firmen e z. Avni Mustafaj, Drejtorit Ekzekutiv te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, behet edhe apeli: "Shqiperia po pergatitet te festoje 100 vjetorin e saj, dhe statusi i kandidatit te BE-se, eshte nje mundesi unike per Shqiperine, per te festuar nje histori te gjate dhe nje te ardhme premtuese, si nje anetar i familjes europiane te kombeve", - perfundon deklarata e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA).