E Diel, 1 Nëntor 2026

Felaj: Nishani vuri SHISH ne duart e Berishes Eva Gjura

Partia Socialiste ka reaguar serish dje, lidhur me shkarkimin e kreut te Sherbimit Informativ Shteteror, Bahri Shaqiri. Ka qene deputetja e PS-se Ermonela Felaj, e cila nepermjet nje deklarate per shtyp, eshte shprehur se Presidenti Bujar Nishani, si i emeruari i Berishes, plotesoi endrren e tij te vjeter per te pasur SHISH-in nen kontroll. "Dje, Presidenti i Republikes pushoi se qenuri i tille, kur pa asnje medyshje plotesoi endrren e Sali Berishes, per te vene sherbimet sekrete nen kontroll, njesoj si ne vitin e mbrapshte, 1997. Bujar Nishani na ktheu pas ne kohe, duke e rivendosur SHISH-in perseri ne duart e Sali Berishes, nen drejtimin e nje njeriu te afert me Gazideden, Visho Ajazin, ish punonjesin e SHIK-ut te Gazidedes", - eshte shprehur deputetja e PS-se. Sipas saj, kete veprim Bujar Nishani e beri pa medyshjen me te vogel, edhe pse ai vete e di mire arsyen perse Saliu do ta kete nen kontroll SHISH-in. Me tej, deputetja Felaj ka theksuar: "Si mund te justifikohet, qe 15 vjet pas perfundimit te eres se SHIK-ut te Gazidedes, kur Sherbimi Informativ Shqiptar ishte kthyer ne nje partner serioz te aleateve tane nderkombetare, Sali Berisha dhe sherbetori i tij Bujar e kthejne edhe nje here SHISH-in, ne nje vegel qorre te pushtetit?" Duke vijuar deklaraten e saj, deputetja e PS-se ka akuzuar presidentin Nishani, se per shkarkimin e Bahri Shaqirit nga posti i kreut te SHISH-it nuk pyeti asnje, madje nuk u keshillua as me aleatin tone me te rendesishem, SHBA-ne, dhe kjo per PS-ne eshte e patolerueshme. Gjithashtu, deputetja e opozites ka ftuar shqiptaret qe te bashkohen me opoziten, per t'i dhene vendit nje rilindje te vertete shqiptare, ku qeveria do te punoje per qytetaret, jo per familjen e kryeministrit, ku drejtesia do te jete e pavarur, jo e gjunjezuar para pushtetit. Pothuajse te njejtin qendrim mbajti dy dite me pare, edhe deputeti tjeter i opozites, Besnik Bare, i cili per mediat u shpreh se shkarkimi i ish kreut te SHISH-it ishte i padrejte. Gjithashtu, dhe ai akuzoi Presidentin Nishani se ka zbatuar urdhrin e kryeministrit, per zevendesimin e kreut te SHISH-it. Kunder shkarkimit te Shaqirit, dje eshte shprehur edhe kryetari i PS-se Rama, i cili, ne rrjetin social Twitter paralajmeroi nje krize te re politike, per shkak te shkarkimit te kryetarit te SHISH-it. "Ky vendim i Presidentit eshte akti me ekzemplar i varesise se tij nga kryeministri, dhe do te sjelle pasoja negative per jeten politike dhe institucionale ne vend", - u shpreh Rama, ne faqen e tij sociale ne Twitter. Kreu i opozites, duke kritikuar presidentin Nishani, shkruante: "Turp, sepse rrenoi pavaresine e SHISH-it, sepse e beri kete pa u konsultuar me aleatin me te madh strategjik te Shqiperise, sepse ktheu kohen pas".

Dekreti per shkarkimin e Bahri Shaqirit nga kreu i SHISH-it, u firmos dy dite me pare nga Presidenti Nishani, i cili ne vend te tij emeroi Visho Liken.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›