E Diel, 1 Nëntor 2026

Lobim i fortë për një takim Berisha-Biden

Share

Një burim i mirëinformuar në organizatën VATRA, na njofton se po punojnë fort që të sigurojnë praninë e z.Presidentit Joseph Biden në drekën me rastin e 100 vjetorit të kësaj organizate të komunitetit shqiptaro-amerikan. Në këtë drekë është ftuar edhe Berisha, i cili, nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, i dhuroi VATRËS 36 mijë dollarë për festën (tekstin e plotë të vendimit të Këshillit të Ministrave mund ta lexoni më poshtë ose ta gjeni në adresën: http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=16247).  Burimi na tha se, në qoftë se z.Presidenti amerikan vjen në drekën e VATRËS, do të realizohet edhe një takin 5-minutësh i tij me Berishën para drekës. Fushta zgjedhore presidenciale amerikane tashmë ka filluar dhe të dyja kampet, si zakonisht në SHBA, po mundohen të fitojnë zemrat dhe kuletat e votuesve të komuniteteve të ndryshme etnike, sado të vogla qofshin ato.

/respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/4/22/lobim-i-forte-per-nje-takim-berisha-biden

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2012, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME, PËR FINANCIMIN E SHOQATËS VATRA, ME SELI NË SHBA, ME RASTIN E FESTIMIT TË 100 – VJETORIT TË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI DHE KREMTIMIT TË 100 – VJETORIT TË KRIJIMIT TË SHOQATËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, Për buxhetin e vitit 2012, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ministrisë së Punëve të Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, në programin 01120 Mbështetje diplomatike jashtë shtetit, t`i shtohet fondi i përgjithshëm prej 3 640 000 ( tre milionë e gjashtëqind e dyzet mijë) lekësh, për financimin e shoqatës Vatra, me seli në SHBA, me rastin e festimit të 100 – Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, si dhe kremtimit të 100 – vjetorit të krijimit të shoqatës.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›