Presidenti, Arvizu: Nano? E vlerësoj, por ka edhe të tjerë
Tiranë- Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në lidhje me kandidaturën e Fatos Nanos për President, deklaroi se është një person për tu vlerësuar, por ka edhe persona të tjerë që mund ta kryejnë atë rol.
Sipas tij është ende herët të mendosh për Presidentin, dhe ka shumë persona që mund ti shërbejnë mjaft mirë këtij vendi.
Kam ndjekur me vëmendje deklaratat e Fatos Nanos. Ai ka shumë kualifikime. Ai ka shprehur interes për këtë dhe nëse dikush shpreh interes kjo e vendos atë në një nivel më të lartë se të tjerët. Është herët të flitet për këtë proces por ka shumë qytetarë të mirë që mund ti shërbejnë këtij vendi. Duhet të gjendet njeriu i duhur dhe kjo është sfida më e madhe për këtë vend- theksoi Arvizu.
Para pak ditësh ish- kryeministri Nano u vetëdeklarua si kandidat për President dhe tha se do tu kërkojë të gjitha partive politike ta mbështesin kandidaturën e tij.
Ndërsa kryeministri Berisha e tha se në lidhje me Presidentin, PD do të ketë kandidatin e saj.