"Lobimi", Kosova ka harxhuar gjysmë milioni,Serbia dy milion

Serbia harxhon më shumë para për lobim në krahasim me Kosovën. Bazuar në shifrat e bëra publike, gjatë tre vjetëve të kaluar, ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, për udhëtime zyrtare ka shpenzuar afër katër herë më shumë se homologët e tij nga Prishtina, shkruan Koha Ditore. Në rastin e ministrit serb shpenzimet për lobim kanë arritur në shifrën prej dy milion eurosh, ndërsa krerët e diplomacisë kosovare kanë harxhuar afër gjysmë milioni euro. Sipas ish-ministrit Skënder Hyseni, “efektet praktike të lobimit nuk mund të maten me koston e shpenzimeve”.