Një asteroid do ti afrohet tokës

Nga Express më 26 qershor 2011 në ora 18:00
Është zbuluar pak ditë më parë nga një teleskop në New Mexico dhe nesër asteroidi i vogël, “2011 MD”, do të kalojë afër tokës.
Me pak fat fragmenti i shkëmbit hapësinor, i madh sa një autobus, mund të vëzhgohet me një teleskop të vogël.
Edhe pse shkencëtarët e NASA-s theksojnë se nuk ka asnjë rrezik për planetin tonë, asteroidi do të kalojë vetëm 12 mijë kilometra nga toka, që megjithatë nuk është një distancë rekorde.
Ndërkohë kërkuesit e agjencisë hapësinore amerikane po ndjekin hap pas hapi trajektoren e “2011 MD”.
Momenti kur objekti qiellor do të jetë më afër tokës, do të jetë rreth orës 19 (me orën tonë lokale) dhe asteroidi do të jetë i dukshëm vetëm në disa rajone të Amerikës, Paqësorit dhe Azisë Lindore.