E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, Jeremiç: Bisedime me BE-në pa e njohur Kosovën

Serbia pret të nisë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian në vitin 2012, por pa njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kështu ka thënë ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç për mediat serbe.
 

Lidhur me çështjen se pa zgjidhjen e problemit të Kosovës ,anëtarësimi i Serbisë në BE është vështirë të imagjinohet, Jeremiç tha se kjo nuk mund të zgjidhet brenda natës.
 

Ndër të tjera ai nënvizoi se Beogradi më ndërmjetësimin e Bashkimit Europian , po zhvillon bisedime për çështje teknike me Prishtinën, të rëndësishme për bashkëjetesën e përditshme të qytetarëve.
 

"Ky është një hap në drejtimin e dukur, ndërsa çështja e Kosovës nuk duhet të paragjykohet", theksoi Jeremiç duke shtuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›