Lockheed Martin gati të dorëzojë aeroplanë luftarakë F-16 në Ukrainë

Kompania amerikane për prodhimin e pajisjeve ushtarake, Lockheed Martin ka bërë të ditur se është gati të dërgojë aeroplanë luftarakë F-16 në Kiev.
Shefi i operacioneve në Lockheed Martin, Frank St. John ka deklaruar se po zhvillohen diskutime të shumta për transferimin e aeroplanëve F-16 tek një palë e tretë.
Lockheed nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat për dërgimin e mundshëm të aeroplanëve ushtarakë në Kiev, por St. John tha për Financial Times se kompania planifikon të rrisë prodhimin për të arritur në pikën ku mund të përmbushë kërkesat e të gjitha vendeve që vendosin të ndihmojnë Ukrainën në konfliktin me Rusinë.
Deklarata e tij erdhi pasi SHBA dhe Gjermania njoftuan këtë javë se do të dërgonin tanket e tyre të rënda në Ukrainë. Megjithatë, ukrainasit kërkuan edhe më shumë raketa dhe aeroplanë ushtarakë.
/rtsh.al/