E Shtunë, 31 Tetor 2026

Locklear, arrestohet për guidë në gjendje të dehur

Heather Locklear është arrestuar për guidë në gjendje të dehur në Santa Monica në Californi. Protagonistja e “Melrose Place”, Dynasty, është kapur nga një patrullë policie, ndërsa me makinën e saj të ndaluar bllokonte kalimin e një kryqëzim.

Sipas agjentëve të policië, Locklear nuk ishte ne gjendje t'i jepte makinës pasi kishte pirë dhe ndodhej nën efektin e psikofarmëve, që  i merte rregullisht me recetë nga mjeku.

Aktorja është arrestuar dhe pas disa orëve është lënë e lirë. Vetëm dy muaj më parë, ajo kishte qënë e shtruar në një spital në Arizona, për të luftuar ankthin dhe depresionin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›