E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moda Milano, takat arritën 20 cm

Ka përfunduar java e modes milaneze për sezonin pranverë-verë për femrat.

Po cfarë ka ngelur nga sezoni i modes milaneze? Dëshirë për të fluturuar në pasarelë, është tentativa për ta ngritur gruan në një piedistal dhe jo ta mbash të ngulur me këmbë në tokë.

Duke u nisur nga linja e re romantike, e zhvilluar në një mënyrë të re nga Giorgio Armani, Dolce e Gabbana, Alberta Ferretti dhe Blumarine, me vello dhe copa me lule.

Gra që duken si pendë, të lehta ose si kukulla të pakrehura, si ato të Fendit. Rroftë e lehta edhe veshjet me copat si letra dhe të rrudhosura (nga Prada) që të sjellin në mendje parashutat.

Me një sforco të madhe për të mos i mbajtur modelet të ngulura në tokë, stilistët e kanë ekzagjeruar me këpucët. Rritje pas rritje, takat për femrat tashmë kanë arritur në 17-18-19 cm, mbi nivelin e detit!

Të mbingarkuara me gurë të cmuar dhe me njëmijë zbukurime të tjera si shiritat që në të vërtete duken si rripa sigurimi. Këto këpucë sot nuk janë më vetëm këpucë. Por një kompleks arkitekturor, me instrumente të cuditshme që e tregojnë këmbën të terrorizuar si një njeri që hidhet për hërë të parë nga një parashutë.

Mania e stilistëve për taka gjithmonë edhe më të larta ka arritur deri në atë pikë, sa disa modele kanë rënë në pasarele. Bëhet fjalë jo pak, por për 11 modele që kanë dalë jashtë pistës!

Tani moda spostohet në Paris.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›