Kosova kunder GNK Propozimi per veriun i papranueshem

Institucionet e Kosovës e kanë quajtur të papranueshëm propozimin e Grupit Ndërkombëtarë të Krizave, i cili në raportin e tij të fundit për Kosovën propozon një status të veçantë për veriun e Kosovës. Propozimi i cili është publikuar në raportin e fundit të GNK-së parashikon, sipas drejtorit për Ballkanin në këtë organizëm, Marko Prelec që për disa kohë veriu i Kosovës do të mbetet nën ndikimin e sovranitetit të dyfishtë, atë të Kosovës dhe atë të Serbisë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se pala kosovare me pranimin e propozimit gjithëpërfshirës për statusin të ish kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtiaari ka bërë kompromisin më të madh të mundshëm për pakicën serbe.
"Institucionet e Kosovës, populli i Kosovës, politika kosovare ka bërë një kompromis të dhimbshëm me dokumentin gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari dhe konsiderojmë që oferta që i është bërë komunitetit serb në Kosovë, me dokumentin e Ahtisarit dhe me Kushtetutën e tanishme të Republikës së Kosovës është oferta më e madhe e mundshme", u shpreh Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Mundësia për ridiskutimin e statusit është hedhur poshtë nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës. “Çdo gjë tjetër që shkon në dëmtimin e tërësisë territoriale të Kosovës .Çdo gjë tjetër që ndryshon rregullimin e brendshëm të Republikës së Kosovës të paraparë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, për politikën në Kosovë, për institucionet në Kosovë është dhe do të jetë e pranueshme”, vijoi Krasniqi.
GNK në raportin për veriun ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të mos lejojnë se që mosmarrëveshjet e tyre për statusin të pengojnë përparimin për banorët e veriut të Kosovës. Në raportin e kësaj organizate thuhet se deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare politike, palët duhet të kërkojnë zgjidhje të përkohshme për përmirësimin e sundimit të ligjit, grumbullimin e të hyrave doganore dhe ndihmën financiare për veriun e cila do të realizohej përmes sovraniteti të dyfishtë në këtë pjesë.
Bul Salihu