Loew: E merituam vendin e tretë

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew, u shpreh mjaft i kënaqur me vendin e tretë të fituar në Kampionatin Botëror, duke thënë se skuadra e tij ishte më e mirë se ajo e Uruguait.
"Skuadra me meritë zuri vendin e tretë dhe në pjesën e dytë ka luftuar vërtet në mënyrë të jashtëzakonshme. Nëse e analizojmë gjithë kampionatin, se si luftoi ekipi, atëherë jemi absolutisht të kënaqur".
"Tani mund të kthehen të gjithë krenarë në Gjermani. Sa i përket vendimit tim për të ardhmen, më duhen disa ditë pushim, sepse tani nuk e di saktë se çfarë do të vendos", deklaroi Loew.