E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loew: Nuk kemi frikë nga Anglia



Nuk kemi frikë. Joachim Loew e di që Gjermania e tij niset e sfavorizuar në ndeshjen kundër Anglisë për fazën e një të tetave që do të luhet në Johanesburg në Soker City. Do të jetë një ndeshje mes eksperiencës së anglezëve dhe talenteve të rinj të Gjermanisë . Tre luanët kanë një shpirt të madh luftarak dhe shumë ambicie për të ecur përpara . "Anglia ka lojtarë të mrekullueshëm si Terri ,Lampard Gerrad dhe Rooney të cilët janë thjesht më të mirët", ka deklaruar trajneri i Gjermanisë . Por pavarësisht se vlerwson kundërshtarët e Don Fabio Capellos, Loew bën të ditur se Gjermania nuk është nëj skuadër për t'u marrë lehtë . Gjermanët janë gati që të luajnë shanset e tyre dhe Loew zbulon :"Në seancat stërvitore mund të shihet shumë qartë se jemi një skuadër kompetitive dhe kompakte. Nuk kemi aspak frikë për këtë ndeshje ,padyshim që ka tension dhe pak nervozizëm, por është një nervozizëm pozitiv. është e rëndësishme që të jemi nëj skuadër më e bashkuar nga ajo që është para kundër Ganës pasi në të kundërt nëse lëmë shumë hapësira lojtarë si Gerrad dhe Lapmard mund të na dëmtojnë", ka nënvizuar ai. Për ndeshjen kundër Anglisë është në dyshim mesfushori Bastain Shvajshtajger ndërsa trajneri Loew ka bërë të ditur se Bastain është shpirti i skuadrës motorri i mesfushës dhe mungesa e tij do të ndikonte shumë .Bastian Shvajshtajger mund të zëvendësohet nga Toni Kros.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›