E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez 2 – 1 Koreja e Jugut, Uruguai në çerekfinale

Loja nisi vrullshëm për të dyja skuadrat. Në minutën e ‘5 Ching’joung tronditi shtyllën e djathtë të portierit Muslera, ndërsa në minutën e ‘8 Frolan kroson nga e majta e sulmit uruguaian dhe pas një gabimi fatal në rreshtim të mbrojtjes koreanojugore, Suarez gjendet i vetëm përballë portës; 1-O.

Megjithëse Uruguai shënoi shumë shpjet, ndeshja në pjesën e parë ishte thuajse e barabartë, me një dominim të lehtë të Koresë së Jugut.

Me fillimin e pjesës së dytë Koreja e Jugut dominoi ndeshjen dhe krijoi volum të madh loje derisa në minutën e ‘68 Chung’jong barazoi rezultatin.

Vetëm 12 minuta pas barazimit për Uruguain mendon përsëri Suarez, i cili me një gjuajtje të mrekullueshme nga kufijtë e zonës së rreptësisë, kalon skuadrën e tij në avantazh duke i dhënë të drejtën të luajë në çerekfinale të Kupës së Botës Afrika e Jugut 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›