E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loew mbetet me Gjermaninë

Selektori i Gjermanisë, Joachim Loew pritet të mbetet në detyrë edhe pas Kampionatit botëror 2010 ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Theo Zwanziger.

Dy ditë pas fitores 4-0 ndaj Australisë në ndeshjen e parë të Grupit D, Zwanziger iu falënderua Loewit për kontributin e tij me ekipin Kombëtar.

“Jemi në fillim të garës e jo në fund por duhet ti falënderohemi Loewit. Tani besoj se do të arrijmë marrëveshje për vazhdimin e kontratës”, tha Zwanziger. Loew me Gjermaninë ka bilanc prej 35 fitoreve në 50 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›