Logoja e Olimpiadës te vitit 2016, zbulohet për Vitin e Ri
Brazili në ndërrimin e viteve do të zbulojë logon e Lojërave Olimpike 2016.Kjo do të ndodhë gjatë pritjes së Vitit të Ri në plazhin Kopakabana në Rio de Zhaneiro.
Në këtë ngjarje pritet të jenë të pranishëm rreth 2 milionë njerëz, e mes tyre edhe mysafirë të shquar si kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Olimpiadës, Zhak Rog.
Dihet se propozimin për logo e kanë paraqitur 139 kompani, ndërsa tetë nga to kanë hyrë në finale.