United dështon të fitojë
.jpg)
Manchester United nuk ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Birmingham Cityt, pasi skuadra vendase barazoi në fund të ndeshjes.
Mysafirët erdhën deri te goli i avantazhit në minutën e 58-të, përmes sulmuesit bullgar Dimitar Berbatov, mirëpo atëherë kur mendohej se United do ta fitojë ndeshjen, Lee Bowyer barazoi rezultatin (90’).
Pas këtij barazimi, United rikthen kreun me pikë të barabarta me rivalin e qytetit Manchester City, por duhet theksuar se Djajtë e Kuq kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara se rivali i qytetit.