E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohet për prostitucion një prift

Autoritetet italiane vunë nën pranga një prift nën akuzën e favorizimit të prostitucionit dhe të abuzimit seksual.

Don Xhovani Usai, 67 vjeç, prift i komunitetit të njohur me emrin “Samaritanët” në Asolo, u prangos dhe ndaj tij rëndojnë dy akuza mjaft të rënda, ajo e favorizimit të prostitucionit dhe të dhunës seksuale.

Don Usai, gjithë këto vite njihej në qytezë si një njeri që gjithë jetën e tij ia kishte kushtuar bamirësive e veçanërisht ndihmës ndaj të burgosurve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›