Lohan: Reforma në drejtësi kërkon konsensus
Lohan mori pjesë dje në ceremoninë e përmbylljes së misionit tre vjeçar EUROLUX në vendin tonë, mision që ka dhënë asistencë në fushën e drejtësisë.
“Strategjitë për reformat në sistemin e drejtësisë duhet të synojnë transparencën. Një gjyqësor i tillë kërkon konsensus të gjerë politik. “Së dyti, nuk ka gjëra të tilla si sundimi I ligjit nga maxhoranca ose sundimi i ligjit nga opozita. Rregullat për të qeverisur në çdo vend duhet të përcaktohen me konsensusin e të dyja palëve, ose konsensusi politik në formën tradicionale është kushti i nevojshëm për progres”, theksoi Lohan.
Ai shtoi se reformat në drejtësi duhet të bëhen me strategji dhe jo të pjesshme. “Reformat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të bëhen në bazë të vendimeve të rastësishme, të copëtuara. Shteti i së drejtës kërkon vizione të plota dhe strategji gjithëpërfshirëse”, deklaroi ambasadori i BE-së.