E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, pranga dy studentëve, u kapën me drogë

Operacioni “Eklips"nisi dy ditë më parë, por përfundoi dje me arrestimin e tyre. Pas informacioneve paraprake, policia kishite nisur aksionin duke ngritur një postbllok pikërisht në zonën e plepave.

Pas kontrollit të çantave të të rinjve, janë zbulluar dhe sekuestruar qese plastike me lëndë narkotike të llojit kanabis-sativa e përpunuar, e gatshme për përdorim.

Në pranga ranë shtetasi Emiliano Stefanidhi, 26-vjeç, lindur në Fier e banues në lagjen nr.8 në Tiranë, student në UT; 21-vjeçarit Romeo Nikolla, lindur e banues në Përmet, gjithashtu student, si dhe Luan Halilit 50 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në lagjen "Komuna e Parisit" në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›