E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Te shqetesuar per pavaresine

Nese qeveria do te marre note kaluese per menyren sesi ajo eshte sjelle me institucionet e pavarura, vecaneresht me drejtesine, kjo do te mesohet me 5 nentor, kur Komisioni Europian te publikoje progres raportin vjetor per Shqiperine.

Por megjithese u tregua hermetik per permbajtjen e raportit ne kete pike, ambasadori i Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan, artikuloi me shume kujdes shqetesimin per pavaresine e drejtesise.

"Ne i kushtojme rendesi dy parimeve kryesore: Njera eshte pergjegjesia para ligjit dhe tjetra pavaresia e organeve te drejtesise. Shqetesohemi kur prishet balanca para ligjit dhe drejtesise", u shpreh Lohan.

Nga gjyqtaret dhe prokuroret diskutimi i politikes per kufizimin apo heqjen edhe te imunitetit te tyre eshte vleresuar si cenim pavaresise ne punen e perditshme te Drejtesise.

Por ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj paralajmeroi rrezimin e kerkeses se prokuroreve per te patur nje imunitet te kufizuar ne projektligjn e ri dhe shume te debatuar te prokurorise.

"Kushtetuta nuk rezervon asnje koncept imuniteti, keshtu qe ky koncept per prokuroret nuk duhet te ekzistoje", u shpreh Alibeaj.

Kalimi ne parlament i ketij projektligji nuk do te jete i thjeshte. 2 parti te majta parlamentare me nga 7 deputete ne grup, LSI-ja dhe PSD-ja, megjithese ne forma te ndryshme, kane shprehur mendimet e tyre kunder lenies pa imunitet te njerezve te drejtesise, ne nje kohe kur dy partite e medha po diskutojne fillimisht per kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe ministrave.

Pikepyetjet mbi reformen ne drejtesi vazhdojne te mbeten te shumta, por sic thote ministri i Drejtesise reformat kerkojne sakrifica.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›