E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan, e merr vetën?

A do të mundet Lindsay Lohan të rikthehet në karrierën e saj ashtu si më parë?

Aktorja problematike, e cila për momentin është në Cannes për të promovuar filmin e Linda Lovelace, ylli është pritur mirë dhe pritet që ti kthehet edhe karrierës, ka thënë një burim që ka qenë i eksituar me pamjen e aktores.

“Lindsay është në Cannes për të promovuar filmin mirëpo ajo po ashtu është duke u paraqitur në tepih si një aktore e vërtetë”, ka thënë burimi nga Cannes.

“Ajo ka pasur disa takime me disa producent të filmit dhe ka pasur reagime shumë të mira për ta kthyer atë në film. Ajo duket se është shëndoshur dhe është shumë e fokusuar.
Për momentin ka nënshkruar për dy filma që do të xhirohen gjatë këtij viti”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›