Dell: Qeveria dhe konzorciumi fitues duhet të përgëzohen

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Christopher Dell e ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për dhënien me sukses të partneritetit të parë publiko-privat në rastin e koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa i ka quajtur cinikë ata që kanë kritikuar këtë proces shumë transparentë dhe të suksesshëm, i cili do t’i sjell përfitime të mëdha Kosovës.
Përmes një kumtese për media, ambasadori amerikan ka thënë se për shkak të akuzave që janë bërë në mediume lidhur me transaksionin e ka ndjerë të nevojshme për të dhënë një shpjegim objektiv mbi procesin para opinionit të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të bëjnë këtë, sepse ne i kemi siguruar Qeverisë këshilltarët strategjikë që të sigurojmë se procesi i ofertimit është i drejtë dhe transparent, me qëllim që të maksimalizohen përfitimet për Kosovën. Kështu, ne kemi njohuri të hollësishme për mënyrën se si është udhëhequr transakcioni, si dhe për masat e sigurisë që janë vendosur për të mbrojtur interesin publik”, ka thënë Dell, ndërsa ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës dhe konzorciumi fitues duhet vetëm të përgëzohen.
Më tutje, ambasadori Dell ka thënë se aftësia e Kosovës për të tërhequr investime strategjike afatgjata duhet të lajmërohet si një arritje monumentale, dhe si votëbesim për qeverinë dhe sistemin ligjor të shtetit.
Sipas tij, kjo është një njohje e rëndësishme e përpjekjeve të Kosovës për të krijuar një ambient mirëseardhës për investimet e huaja, dhe një konfirmim për programin multisektorial të partneritetit publik-privat me bazë të gjerë dhe se suksesi i koncesionimit të Aeroportit është një testament për progresin e shtetit.
Ai tha se në vend se të lavdërohet ky proces i suksesshëm, disa interese të caktuara të cilat kanë mbetur të zhgënjyer për shkak të mungesës së suksesit të tyre, duket se u ndien të shtrënguar të vënë hije dhe të krijojnë dyshim aty ku duhet të ketë vend vetëm për mburrje dhe sens realizimi.
“Me vite të tëra skeptikët dyshuan se Kosova mund të tërheqë investime të respektueshme afatgjata. Cinikët vunë në dyshim përkushtimin e shtetit ndaj sundimit të ligjit dhe kapacitetin e tij institucional për të tërhequr investime të jashtme. Më në fund, përmes partneritetit publiko-privat për Aeroportin, Kosova ka vërtetuar se këta mosbesues janë gabim. Shteti më në fund tërhoqi investim strategjik afatgjatë në punët publike përmes një procesi të menaxhuar në mënyrë transparente dhe profesionale, dhe kjo duhet të festohet”, ka theksuar Dell.
Ndër të tjera, ambasadori dell ka thënë se partneriteti publiko-privat i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës paraqet një ndryshim të paradigmës për Kosovën dhe ky projekt i ka treguar botës se Kosova është e aftë të veprojë me përgjegjësi, transparencë, dhe profesionalizëm.
Konzorciumi franko-turk Aeroport de Lyon and Limak Holdings, do të modernizojë dhe zgjerojë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës duke investuar 100 milionë euro në infrastrukturën e re, duke përfshirë edhe ndërtimin e objektit të ri dhe të terminalit. /kosovapress/