E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si u përballa me prindërit për orientimin tim seksual

Historia e njërës prej drejtuesve të LGBT: Familja mbetet problemi më i madh pasi ekziston frika se mos të braktisin


Ka studiuar për filozofi dhe tashmë drejton një organizatë në mbrojtje të LGBT-ve. Ajo nuk refuzon të tregojë historinë e saj për gazetën por duke u lutur shumë që të mos i dalë asnjë e dhënë që do ta identifikonte atë.


Familja ka qenë pika e saj më e dobët që është përballur për atë ka është. Njëra nga anëtarët e LGBT-ve tregon historinë e saj për "Shekullin" në ditën ndërkombëtare të Homofobisë në aktivitetin që u zhvillua dje pikërisht për këtë komunitet.


Sa vjçe jeni?
Jam 25 vjçe

Kur e keni zbuluar orientimin tuaj seksual për herë të parë?


Unë e kama zbuluar në moshë të vogël por në fillim ishin thjesht dyshime. Mendoj se kjo më erdhi në mënyrë të natyrshme dhe nuk kama pasur asnjëherë krizë identiteti seksual me veten time.


Problemi im kanë qenë të tjerët se si e shihnin këtë fenomen tek unë. Lidhja para ka qenë shumë e natyrshme dhe tërheqja për femrat kanë qenë në një mënyrë të mrekullueshme.


Në çfarë moshe keni qenë kur keni pasur lidhjen e parë me një femër?


Lidhja e parë e kam pasur kur isha në vitin e para të universitetit. Gjatë gjithë kohës kam qenë disi me dyshime dhe pikërisht në fakultet i hoqa këto dyshime.
Po shoqëria jote si reagoi kur e zbuloi orientimin tënd seksual.


Një nga problemet më të mëdha është tua thuash personave që ke afër pasi ke gjithnjë frikën mos i humbet.


Për herë të parë kam marrë guximin t'ia them shokut të ngushte dhe ai më tha se kishte kohë që e dyshonte këtë gjë tek unë por nuk e kishte dhënë veten kurrë. Në fakt shoqëria e ka pranuar.


Po cili është problemi juaj më i madh për shkak të orientimit tuja seksual?


Mendoj se familja mbetet problemi më i madh pasi ekziston frika se mos të braktisin dhe se nuk do të duan më si të kanën dashur. Kështu që gjatë gjithë kohës je në dileme tua thuash apo jo.


Ju ia keni thënë prindërve?


Po ua kam thënë. Fillimisht habia ishte reagimi i parë tek ata më pas ata besonin që është vetëm një modë dhe do të më kalojë. Mundohem tu jap sa më shumë informacion që të mos e shohin si diçka anormale. Por ende nuk e kanë kuptuar 100 % pasi kjo nuk është e lehtë për ta pasi vuajnë edhe presionin shoqëror.


Me çfarë merreni aktualisht?


Punoj dhe drejtoj një organizatë që është Aleanca kundra Diskriminimit. Është organizatë që ka rreth 1 vit që funksionin dhe merret me të drejtat e LGBT-ve. Tani në ditën kundra Homofobisë kemi lyer stolat te parku.


Si mblidhet organizata juaj për diskutuar mbi problemin e komunitetet që përfaqësoni?
Ne nuk kemi një zyrë.


Gjithë kohës mblidhemi në lokale dhe i rrimë gjithë kohës njëri tjetri. Mua mund të më vijnë telefona në orën dy të natës që më thonë problemet e tyre si të tipit sapo ua thashë prindërve duke qarë. Ka raste të ndryshme që kanë kaluar edhe në depresion pasi nuk e përballojnë dot përçmimin e familjes së tyre dhe kjo është sidomos për moshat e reja/


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›