E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan:Ruajtja e privatësisë, me rëndësi

Ambasadori i KE-së në Tiranë Helmut Lohan e ka cilësuar regjistrimin e popullsisë si një proces mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë por theksoi se ruajtja e privatësisë është mjaft e rëndësishme në këtë proces. Duke folur në një aktivitet të organizuar në hotel "Sheraton" për regjistrimin e popullsisë Lohan komentoi sot projektin për regjistrimin e popullsisë mbi baza fetare duke thënë se Shqipëria duhet të bëjë kujdes me ruajtjen e privatësisë.
"Regjistrimi i popullsisë është një proces shumë i rëndësishëm për vendin, por duhet të bëhet kujdes në ruajtjen e privatësisë, çka është themelore në këtë proces", ka thënë ambasadori i KE në Tiranë, Lohan.
Lohan gjithashtu tha se gjatë këtij procesi duhet verifikuar mirë ndryshimi i numrit të popullsisë në qytete.
"është e rëndësishme ruajtja e privatësisë së personave që do të plotësojnë pyetësorin e deklarimit të të dhënave personale", ka shtuar më tej ambasadori.
Ai tha se bashkëpunimi i të gjithë faktorëve dhe gjithë institucioneve në këtë proces është çelësi për suksesin e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›