E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK: Prokuroria të zbardh vrasjen e Aleks Kekës

Në një vjetorin e vrasjes të kryetarit të Partisë Demokristiane për rrethin e Malësisë së Madhe Aleks Keka PDK-ja i ka bërë apel institucioneve të drejtësisë të zbardhin krimin.

PDK-ja duke e cilësuar vrasjen e Kekës si goditje e rëndë për demokristianët ka theksuar se vrasësit janë ende të pandërshkuar nga drejtësia.

Sipas PDK-së Keka u vra gjatë ushtrimit të detyrës së tij si politikan prandaj institucionet janë përgjegjëse për moszbardhjen e krimit.

PDK-ja gjithashtu i bëri thirrje Prokuririsë së Përgjithshme të mos mbyll kutitë që sipas tyre mbajnë peng vrasjen e politikanëve shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›