E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja dhe ngacmime

18/04/10 21:17

Teksa Manal, Kika dhe Erioni diskutojnë, banorët e tjerë rrinë në sallon dhe bisedojnë për gjëra të përgjithshme. Pasi hanë makaronat e gatuara nga Seldi, ata vendosin që të luajnë. Ata luajnë me plotësimin e flalisë duke thënë nga një fjalë secili, në mënyrë që fjalia, thënia të ketë kuptim dhe të krijohet një histori. E gjithë kjo situatë shoqërohet nga batuata dhe të qeshura të forta. E ndërsa ata luajnë, Erioni bashkohet me grupin në dhomën e gjumit. Ata flasin për aktorët e Portokallisë dhe diskutojnë ndërmjet tyre mundësinë e imitimit të tyre nga ana e aktorëve të këtij spektakli. Përveç komenteve që bëjnë për aktorët që vizituan shtëpinë gjatë spektalit, ata flasin edhe për imitimin që mund tu bëhet banorëve që nuk kanë dalë nga BB. Në sallon banorët vazhdojnë lojën dhe Seldi ngacmon vazhdimisht Klodin duke përdorur këtë lojë. Klodi mundohet që të shmang këto ngacmime. Klodi mërzitet dhe thotë se nuk e pëlqen këtë lojë. Kështu banorët ndërrojnë historinë, por vazhdojnë të luajnë të njëjtën lojë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›