Raporti i prindërve me fëmijët

18/04/10 20:30
Kika bisedon në dhomën e gjumit me Manal. Pas disa çastesh aty vjen edhe Jetmiri. Të tre fillojnë të flasin për edukimin e fëmijve dhe raportin që prindërit krijojnë me fëmijët e tyre. Fillimisht Kika dhe Manal bisedojnë për jetën e tyre dhe nivelin e jetesës në Kosovë. Manal thotë se motrat dhe vëllezrit e saj punojnë, ndërsa motra e saj e vogël kërkon lekë nga prindërit. Ajo duke qeshur thotë se më të vegjlit e familjes së saj tani kanë filluar të kërkojnë lekë për të dalë me shoqërinë. Kika fillon të tregojë për vajzën e tij të madhe një histori ku atij nuk i kishte pëlqyer vendi ku ajo dhe shokët e saj të shkollës do të organizonin një festë në një bar. Aty është Jetmiri i cili merr pjesë në diskutim dhe fillon të pyesë Kikën. Ai e pyet nëse Kika e lejon vajzën e tij që të dalë e lirë me shoqet e saj nëpër diskoteka. Kika i thotë se i ka thënë vajzës që deri në moshën 16-vjeçe nuk do ta lejojë që të shkojë në diskoteka. Jetmiri thotë me të qeshur se ai do ta çojë vetë vajzën e tij në diskotekë dhe do të kërcejë me të. Më pas ata bisedojnë me seriozitet për këtë çështje. Kika thotë se në ditët e sotme është pak e vështirë dhe duhet shumë kujdes në edukimin e fëmijës sepse akoma në vendin tonë nuk respektohen ligjet që kanë të bëjnë me fëmijët. Jetmiri i thotë se ndonjëherë nuk është mirë që të tregohesh shumë posesiv me fëmijët sepse fëmijët kanë tendencën, sidomos në adoleshencë, që të bëjnë të kundërtën e asaj që i thonë. Kika i thotë se ai nuk do që ta kontrollojë rreptësisht vajzën e tij, apo ti ndalojë asaj gjërat që ajo ka dëshirë që ti bëjë, por do vetëm që të kujdeset që ajo të bëhet më e kujdeshme për veten dhe që ta mbrojë nga të këqijat që mund ti ndodhin. Jetmiri e pranon argumentin e tij duke thënë se edhe prindërit e tij që tashmë nuk ka nevojë për një kujdes të tillë, shpesh e trajtojnë si një fëmijë. Më pas ata tregojnë histori personale me fëmijët dhe raportet që të rriturit krijojnë me ta. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));