Loja e gënjeshtrës/Kosta Barjabën, e njoh...s’e njoh...e njoh pak
Raportimi më ekselent i ligjëratës së gënjeshtërt të kurbanit që kishte dërguar në ekran Edi Rama ishte kronologjia e njohjes së Linda Bashës me Kosta Barjabën. Në minutat e para të emisionit, praktikisht Linda Rama s’e njihte fare xhepistin e PS-së, por me ndërhyrjen e moderatorit, që ishte në lartësinë e moderimit të ligjëratës, Linda u përkujtua se ndoshta Kosta Barjabën edhe e kishte njohur, por s’kishte ndonjë rëndësi, pasi ajo njihte edhe të tjerë socialistë, edhe të tjerë demokratë, por që s’kishte ndërmend t’ua përmendtte emrin. Por kujtesa e vagullt, në sajë të modelimit, vijoi deri tek standardi i detajit, kur Linda Basha kujtoi se kishte bashkëpunuar me Kosta Barjabën, në vitin 2002, në hartimin e një raporti, ku Barjaba kishte luajtur rolin e një eksperti të dorës së tretë, pra njërit nga 20 a 30 bashkëpunëtorët e tjerë të raportit. Kthjellim më vrik se ky rast s’kishte për të kuptuar se loja “e njoh...s’e njoh...e njoh pak Kosta Barjabën” po shndërrohej në një patate të nxehtë për familjen e Edvinit. Tematika u mbyll shpejt, pa zbritur tek shifrat, nga droja se detajimi i kujtesës mund të kishte pasoja shkatërruese për të intervistuarën
...