E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja me dy standarde e kryepeshkopit Janullatos për Pallatin e Kulturës

Kryepeshkopi Janullatos kërkoi zhvillimin e gjyqin, por pas humbjes nuk pranoi të njihte vendimin. Çkanë deklaruar Agolli dhe Kristo Frashëri për Pallatin e Kulturës.

 

Kastriot_BezatiKastriot Bezati është njeriu që ka luftuar më shumë se çdo shqiptar tjetër që Pallati i Kulturës në Përmet ti kthehej sërish shtetit. Patrioti i shquar përmetar nëpërmjet disa artikujsh, tryezash me intelektualë dhe historianë, letra drejtuar institucioneve më të larta të vendit, etj, arriti që ti hiqte pluhurin kësaj çështje, e duke bërë që shteti të kërkonte zbatimin e vendimit të gjykatës. Nën cilësinë e ish drejtorit të Qendrës së Kulturës në Bashkinë e Përmetit, ai në një shkrim për Tirana Observer jep historinë e plotë të çështje, që nga ngritja e Pallati të Kulturës në vitin 1962, sa vend ka kisha në truallin e pallatit, e deri te kërkesat e intelektualëve për zbatimin e ligjit. Ai vë në dukje se fillimisht kryepeshkopi Janullatos ishte dakord me zhvillimin e gjyqit, madje ngarkoi edhe dy persona për ndjekjen e gjyqit, por pasi Kisha humbi në të tria shkallët e gjyqësorit, ai vendosi mos ta pranonte më këtë vendim.

 

 

Kastriot Bezati

Tirana të zbatojë ligjin për Pallatin e Kulturës

Naim Frashëri dhe jo të lejojë atë që do Athina

Më 16 gusht 2013, me mbështetjen e policisë private Aulona, nga Zyra Përmbarimore Fat 2010, nga përmbaruesi Fatos Alimadhi, u ekzekutuan Vendimi i Gjykatës së Lartë me Nr. 1640 datë 14.10.2013 dhe Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me Nr. 66 datë 05.05.2004 për Pallatin e Kulturës Naim Frashëri. Fitoi drejtësia. Me këtë fitore të ligjit nuk u pajtuan Athina, Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, të cilët lëvizën gurët dhe bënë çdo gjë për të vrarë ligjin e si rrjedhojë Pallatin e Kulturës Naim Frashëri në qytetin e Përmetit. Nga heshtja e shtetit fitoi antiligji. Pa kaluar as 3 ditë, me 19 gusht 2013, erdhën besimtarë ortodoksë të besuarit e Orfea Becit nga Gjirokastra dhe nga Saranda me autobusët: GJ 99 39 A dhe SR 46 48 B, si dhe disa priftërinj, të cilët u bashkuan me disa besimtarë ortodoksë të Përmetit, qe numëroheshin me gishta, të drejtuar nga priftërinjtë Athanas Qerimi e Vasil Thomollari, gjithsej 4050 veta, përleshen me policinë private dhe pushtojnë Pallatin e Kulturës Naim Frashëri. Marrja me dhunë e Pallatit të Kulturës Naim Frashëri është shkelje flagrante e ligjit dhe Athina nuk ka pse ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i pakundërshtueshëm nga askush, as nga Parlamenti. Nuk kaloi veçse një natë dhe, të nesërmen, me 20 gusht 2013, në mbështetje të ligjit, u rimor me të drejtë Pallati i Kulturës Naim Frashëri nga policia private Aulona. Ligji dhe e drejta përsëri triumfoi në Përmet. Athina nuk ka përse hakmerret për Pallatin e Kulturës së Përmetit duke bllokuar emigrantët shqiptarë që duan të kthehen në Greqi, si dhe të ndalojë në piken kufitare të Kapshticës gazetarët dhe të fshijë pamjet e xhiruara nga Neës 24. Greqia nuk ka asnjë të drejtë të ankohet në Këshillin e Europës për mbijetesën e ligjshme të Pallatit të Kulturës së Përmetit. Ndërhyrja e Greqisë për tjetërsimin e Pallatit të Kulture Naim Frashëri është e papranueshme për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Patriotizmi tregon vlerën e njeriut, – thotë Sami Frashëri. E vërteta, liria, virtyti janë tri gjërat e vetme për të cilat duhet ta duam jetën, – thotë Volteri. Intelektuali është përgjegjës ndaj së vertetës. Në qoftë së duam të shpëtojmë njeriun nuk mbetet gjë më e rëndësishme sesa ti dhurojmë atij mundësinë ti thotë Jo çdo gjëjë që nuk është e vërtetë, – thotë Zhan Pol Sartri. Të vertetën e do dhe e mbron ligji dhe, e vërteta, është me Pallatin e Kulturës Naim Frashëri.

Pallati i Kulturës Naim Frashëri, i vetmi në qytetin e Përmetit, i cili u investua dhe u ngrit tërësisht nga themelet nga shteti në zbatim të Vendimit Nr. 69 datë 11.08.1960 të ish Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit Përmet, duke zënë vetëm 25 m2 ose 4.28 % të truallit të ish Kishës Shën Mëria e Pazarit dhe u përurua me 28 nëntor 1962, me rastin e 50 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Vite më vonë, lindi konflikti midis Qendrës Kulturore të Bashkisë dhe Kishës Ortodokse përsa i përket pronësisë së Pallatit të Kulturës Naim Frashëri. U kërkua nga të dy palët zgjidhja e këtij konflikti nga organet e drejtësisë. Konflikti filloi më 25 shtator 1997 dhe përfundoi në 5 maj 2004 dhe, të gjitha shkallët e gjyqësorit, Gjykata e Shkallës I me Vendimin Nr. 484 datë 10.07.2001, Gjykata e Apelit me Vendimin Nr. 122 datë 21.03.2002, Gjykata e Lartë me Vendimin Nr. 1640 datë 14.10.2003 dhe Gjykata Kushtetuese me Vendimin Nr. 66 datë 05.05.2004, vendosën në favor të Pallatit të Kulturës Naim Frashëri. Vendimet u morën në të gjitha shkallet e gjyqësorit nisur nga shumë prova, nga të cilat po cilësojmë vetëm disa: së pari, nga dokumentacioni origjinal dhe i pakontestueshëm i Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit në Tiranë dhe Arkivit të Bashkisë së Përmetit, së dyti, nga Akt-Ekspertiza e datës 07.10.2000 e ekspertëve, arkitektit Jorgo Xuhano dhe topografit Hasan Bushi, të caktuar nga gjykata dhe të pranuar nga Bashkia e Kisha, së treti, nga Vendimi Nr. 75 datë 27.00.1995 i Komisionit të KK të Pronave të Bashkisë Përmet, i cili nuk ia njohu e për rrjedhojë nuk ia ktheu Pallatin e Kulturës Kishës Ortodokse, por për rreth 1/24 pjesë të sipërfaqes qe ajo zinte më parë i dha të drejtën e kompensimit sipas Nenit 16/a c të Ligjit Nr. 7698 datë 15.04.1993, së katërti, nga deklarimet e shumta me shkrim të forcave politike, shoqatave kulturore dhe qytetarëve të Përmetit.

Në fillim, Kryepeshkopi Anastas Janullatosi, pranoi që konflikti për pronësinë e Pallatit të Kulturës Naim Frashëri të zgjidhej nga pushteti gjyqësor i Shqipërisë dhe, mendoj kështu sepse ai me 30.01.2002 shkoi në Gjirokastër, në zyrën e noteres Greta Kallojeri, e cila me kërkesën e tij hartoi një Prokurë të Përgjithshme, në të cilën ndër të tjera thuhet: Sot me datën 30.01.2002 u paraqit Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare, Z. Anastas Janullatosi, i cili deklaroi: Emëroj dhe caktoj përfaqësues të Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare për tu paraqitur para gjykatave Z. Orfea Beci dhe Av. Anastas Duro.

Më vonë, pas marrjes së vendimeve në Apel, në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese, Kryepeshkopi, nuk respekton por vepron në kundërshtim të hapur me Ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Kryepeshkopi, me 24 shkurt dhe me 19 korrik 2002 ka ardhur në Përmet dhe, herën e dytë, qëndroi e foli greqisht në Pallatin e Kulturës Naim Frashëri, kur në Shqipëri nuk duhet të flitet greqisht por shqip me Zotin. As me 24 shkurt dhe as me 19 korrik 2002, Kryepeshkopi, nuk shkoi në kishat me vlera historike e kulturore të qytetit të Përmetit, siç janë Kisha e Shën Kollit dhe Kisha e Shënë Premtes, e para, ndërtuar me 1757 dhe ku, pasi u vra dhe iu pre koka nga një bande e paguar nga qarqe të caktuara të reaksionit fetar e shtetëror të Greqisë me 24 dhjetor 1917, u varros në nderime nga qytetarët dhe qëndroi aty deri me 1962 trupi pa koke i priftit kombëtar At Stath Melani, i cili predikoi shqip me 1899 në Mitropolinë e Përmetit dhe për të cilin Fan Stiljan Noli është shprehur së ky klerik atdhetar është një hero dhe dëshmor i madh i Shqipërisë, ndërsa e dyta, ndërtuar me 1776 dhe ku, sipas traditës gojore të qytetit, në vitet 1922-1924, u këndua për herë të parë Ungjilli në gjuhën shqipe nga kleriku i lartë, atdhetari i madh demokrat, Fan Stiljan Noli, i cili erdhi e qëndroi në Përmet në shtëpinë e Ndreko Stavro Çelikut, sekretarit të përgjithshëm të Federatës Vatra dhe që, me 17 qershor 1991, u vizi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›