"Loja me kufijte prodhon kaos me rreze te gjere"
"Perpjekja per t'i ndryshuar kufijte e Kosoves prodhon efekte politike jostabile jo vetem ne Kosove, por edhe ne rajon". Paralajmerimin e beri dje, kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi. Ne interviste per Radion Evropa e Lire, Krasniqi, u ndal ne pretendimet e papranueshme serbe dhe tendencen e tyre per te paralelizuar pushtetin vendor, sidomos ne veri te shtetit me te ri.
Eshte deklaruar se me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves, shtrirja e autoritetit te institucioneve do te behet ne gjithe Kosoven. A po ndodh nje gje e tille?
Realisht, Kushtetuta e Kosoves do te hyje ne fuqi ne pjesen me te madhe te Kosoves. Natyrisht, nuk mund te themi se Kushtetuta e Kosoves do te hyje ne fuqi ne veriun e Kosoves, ku kemi te instaluara struktura paralele serbe, struktura qe ne nje menyre nuk kane bashkepunuar as me administraten e UNMIK-ut deri me tani. Ne kete pjese, Kushtetuta e Kosoves do te kete veshtiresi edhe per nje kohe per t'u shtrire. Natyrisht, do te jete ne pergjegjesine edhe te administrates se UNMIK-ut, e ne nderkohe edhe te EULEX-it, per te mbikeqyrur dhe shtrire administrimin e saj ne ate pjese. Sfidat ne rend te pare jane pengesat qe jane dhene ne Keshillin ne Sigurimit; ne rend te dyte eshte sfide se ne ate pjese as deri me tani nuk ka pasur administrimin e vet as administrata nderkombetare. Do te thote, ka qene nje qeverisje paralele e segmenteve te Serbise ne ate pjese te Kosoves. Veshtiresi eshte se edhe vete EULEX-i nuk arriti t'i marre pergjegjesite e veta qe i ka me dokumentin e Ahtisarit. Mendoj se edhe nje ceshtje tjeter qe mund ta quajme si pengese, eshte se vendet e Bashkimit te Evropian nuk e kane nje konsensus te plote me situaten e krijuar ne Kosove.
Perfaqesuesit e serbeve te Kosoves kane paralajmeruar formimin e nje parlamenti serb ne veri te Mitrovices, sic thone ata, per te mbrojtur te drejtat e tyre. Ju, si mendoni, cili do te jete ndikimi i atij parlamenti?
Ne rend te pare, mund te them se nje parlament i tille i vetequajtur nuk mund t'i mbroje te drejtat e serbeve te Kosoves dhe mendoj se po pengon integrimin edhe ndryshimin e kualitetit te jetes edhe per qytetaret serbe te Kosoves ne Kosove, sepse serbet e Kosoves nuk jane vetem banore te pjeses veriore, por ka edhe ne pjese te tjera te Kosoves. Ne kete menyre, mendoj se kohe me pare edhe nje pjese e lidershipit serb kane qene kunder kerkesave te Serbise per t'u zhvilluar zgjedhjet e lira serbe ne Kosove. Ne kete aspekt, mendoj se per Kosoven, per institucionet e Kosoves dhe ato nderkombetare, ato institucione jane jo legjitime. Do te thote, per Kosoven jane institucione ilegale, jo legjitime dhe ne koordinim me faktorin nderkombetar duhet te gjenden rruge per t'i eliminuar keto nderhyrje te Serbise ne hapesiren e Kosoves.
Zyra Civile Nderkombetare ne Kosove ka terhequr verejtjen per rrezikun qe i kanoset Kosoves nga ndarja funksionale, per shkak te planeve per rikonfigurimin e UNMIK-ut. Si e shihni ju kete ceshtje?
Ne fakt, deklarimet e perfaqesuesit civil nderkombetar ndoshta kesaj radhe kane qene ne ate vijen me fjalen time qe kam pasur ne mbremjen e 15 qershorit, per nder te hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves. Edhe une kam terhequr vemendjen se me nderhyrjet dhe me pengesat qe jane bere ne Keshillin e Sigurimit nga Rusia dhe me nderhyrje te Beogradit ne pjesen veriore te Kosoves, vertet sikur po pergatitet, po rrezikohet teresia territoriale e Kosoves. Edhe nje gje duhet te kihet parasysh, se perpjekja per te nderhyre ne nje territor, per t'i ndryshuar kufijte e Kosoves, natyrisht prodhon efekte politike jostabile jo vetem ne Kosove, por edhe ne rajonin tone. Mendoj se vendet e Bashkimit Evropian e kane parasysh kete ceshtje.