Plackitet Trepca, nje serb "perlan" 74 kristale te rralla
MITROVICE - Nje serb Kosoves kane grabitur naten, duke gdhire dita e djeshme, nje sasi metalesh te cmuara tejet te rralla, me vlere qindra mije euro. Lajmin e konfirmoi Besim Hoti, zedhenes rajonal i policise ne Mitrovice. Sipas tij, Njesia Mbeshtetese Operative Rajonale e Mitrovices, ne nje pike kontrolli te vendosur ne rrugen "Mbreteresha Teute", ne afersi te stacionit te autobuseve ne Mitrovice, ndali nje veture te markes "Renault", me targa KS. Pas kontrollit, eshte identifikuar sasia e kristaleve, per te cilat drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumentacionin e pronesise dhe prejardhjes se tyre.
Policia ka numeruar gjithsej 74 cope minerale te kristalit, me prejardhje te dyshuar te madhesive te ndryshme, te vendosura ne 15 arka te ndryshme. I dyshuari, nje 61-vjecar banor i fshatit "Tuneli i Pare", ne Mitrovice, ka deklaruar se sendet e cmuara i kishte siguruar me blerje nga banore te fshatrave perreth, ndersa destinacioni i tyre ishte transporti jashte Kosoves.
Zyrtaret policore te stacionit jugor ne Mitrovice kane kontaktuar sektorin menaxherial te kombinatit "Trepca" ne Mitrovice. Ata evidentuan se kristalet jane mjaft te cmueshme dhe te rralla ne minierat e "Trepces". Ato jane derguar ne Muzeun e ketij Kombinati. Policia e ka shoqeruar te dyshuarin ne stacionin policor jugor ne Mitrovice, per zhvillim te hetimeve. Kristalet e identifikuara jane sekuestruar nga policia, ndersa nga i dyshuari eshte sekuestruar perkohesisht pasaporta e tij jugosllave. Hetuesit policore kane leshuar vertetimin mbi sekuestrimin e gjerave, ndersa i dyshuari eshte liruar nga lokalet policore pas deklarates se dhene. Policia tha se ka vendosur te inicioje paraqitje penale ndaj te dyshuarit per veper penale "Demtimi, shkaterrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve te mbrojtura jashte Kosoves", te parapare ne baze te nenit 289 te Kodit te Perkohshem Penal te Kosoves.