Prizren, 13-vjecari mbytet ne Drin
Nje femije 13-vjecar ka pesuar fund tragjik dje, pasi eshte mbytur ne lumin Drin, ne rrethana qe po hetohen. Sherbimi Policor i Kosoves tha se ngjarja ka ndodhur ne oren 12:45, kur femija 13-vjecar Xheladin Zhuniqi, nga Fortesa e Rahovecit, ka kercyer nga Ura e Fshehte ne lumin Drin dhe nuk ka dale me ne siperfaqe. Komanda e policise Rajonale ne Prizren tha se nje grup kerkimor shkoi ne vendngjarje, por trupi i femijes Xheladin Zhuniqi nuk eshte gjetur askund. Policia siguroi se kerkimet po vazhdojne per gjetjen e trupit te femijes, qe pati humbje tragjike.