E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita vijon bllokimin e tre ligjeve ne parlament

Rendi i ditës nuk i mblodhi në orarin e duhur për të nisur punën në seancë plenare.
Tre projekt-marrëveshje në krye të tij provokuan një debat të vakët.

Deputetët kanë tjera interesa, dominon ai i listave të pritshme të kandidatëve për deputetë. Kryetarët janë shumë të rezevruar, për të tjerët dhe për veten mund të zbulojnë dicka përmes shtypit të përditshëm.

Interneti u mundëson të njihen dhe me lajmet e reja dhe jo vetëm me ato.

Vjen momenti i votimit, tre marrëveshjet miratohen me konsensus.

Në rend dite janë dhe tre ligjet për statusin e vendit kandidat. Vota për ta mungoi edhe këtë herë. Kryetarja e Kuvendit tenton të bindë të paktën një pjeës të opozitës, jo me postin e saj, por me emër.

Ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit dhe dy projekt ligjet për gjykatën e lartë dhe nëpunësin civil mbeten në rendin e ditës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›