Lojë dhe argëtim

30/01/2009 23:05
Vëllai i Madh ka menduar se përvec provës së javës, për banorët të ketë edhe një lojë të vecantë dhe si cmim do të jenë një lavatrice, jorganë dhe katër shishe verë. Në qendër të kësaj loje vendoset Domenika e cila del në kopësht e atje gjen tre persona të panjohur. Loja konsiston në ngjashmërinë fizike, ku Domenika duhet të gjejë se cili prej tre djemve është i afërmi i njërit prej banorëve dhe se i cilit banor është. Pasi Domenika thotë emrin, ajo duhet të marrë një nga tortat e vendosura në tavolinë e tia përplasë në fytyrë djalit që mendon se është i duhuri. Por, Domenika nuk arrin të shënjojë djalin e duhur dhe as të gjejë në bazë të ngjashmërisë se ai është vëllai i Erionit, kështu cmimi i lojës mbetet të jetë vetëm katër shishe verë. Sidoqoftë, Domenika argëtohet jashtë mase e qesh pafund.