E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provë e realizuar

30/01/2009 22:00

Arbana u komunikon banorëve se ka ardhur koha për të realizuar provën e javës e cila ka të bëjë me gjuhën shqipe, vlerat e saj dhe njohuritë mbi të për të cilën banorët janë përgatitur gjatë javës. Ajo u kujton atyre se kalimi i kësaj prove lidhet drejtëpërdrejtë me buxhetin e tyre, ndaj dhe duhet të përkushtohen maksimalisht në realizimin e saj. Arbana spiegon se do të jenë katër banorë që do të pyeten, të ndarë në dy grupe. Në grupin e parë janë Olta dhe Gjimi të cilët duhet të kthejnë në gjuhën letrare pesë fjalë të urta popullore të cilat janë të thëna në dialektin gegërisht. Vëllai i Madh ka rezervuar një surprizë për banorët e tjerë, të cilët, për të mos sugjeruar përgjigjet e sakta, duhet të mbajnë në gojë nga një biberon. Të dy banorët përgjigjen saktë për katër fjalët e urta. Në fazën e dytë janë përzgjedhur Hakiu dhe Bertina të cilët duhet të vazhdojnë vargjet e dy poezive. Për Hakiun janë përzgjedhur vargjet e Mjerimi-t të Migjenit i cili i reciton ato shumë bukur duke dhuruar shumë emocion tek të gjithë. Po ashtu, edhe Bertina reciton plot ndjenjë poezinë e saj duke dhuruar dhe ajo emocione të forta. Më pas, Arbana jep vendimin e Vëllait të Madh i cili e ka ndjekur provën edhe gjatë javës. Banorët, të kapur dorë për dore, marrin vendimin pozitiv se e kanë kaluar provën, duke mos ndryshuar asgjë nga buxheti i tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›