E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmimi i ndjenjave

30/01/2009 22:10

Në dhomën e rrëfimit thirren Seldi dhe Domenika. Pas ngjarjes më të fundit të ndodhur ditën e sotme, Vëllai i Madh ka vendosur që të sigurohet për këtë gjë duke i pyetur personalisht. Ata shohin një klip të përgatitur, në të cilin shfaqen pjesë nga biseda e fundit e tyre, ku Seldi i shpreh ndjenjat e tija Domenikës. Pasi shohin klipin, dy të rinjtë duken si të zënë në faj e të skuqur paksa. Arbana kërkon disa komente e ta shprehin me zë të lartë atë që ndjejnë. Seldi shprehet se i pëlqen Domenika, por nuk shton më shumë, ndërsa Domenika thotë se kënaqen duke ndenjur bashkë e se janë shokë të mirë. Të dy banorët nuk shprehin më shumë për ndjenjat e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›