E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojë për banorët

29/03/10 03:55

Hakiu dhe Erioni shkojnë të bashkohen me Mirin dhe Edin të cilët vazhdojnë të flasin mbi problemet sociale në Shqipëri. Ata i bashkangjiten bisedës së tyre e cila fillon të ndryshojë ngjyra herë pas herë duke kaluar nga tema sociale, në ato historike e politike ku secili nga banorët parashtorn mendimet dhe njohuritë e veta në këtë bisedë. Në bisedë marrin pjesë edhe banorët e tjerë ku më së shumti dëgjojnë e ndonjëherë japin ndonjë mendim. Ndërkohë që diskutimi vazhdon, Tatiana dhe Olta vendosin që tu përgatisin një lojë banorëve të tjerë. Ato marrin një fije dhe e lidhin tek pragu i derës së dhomës së gjumit, që ndonjë nga banorët të rrëzohet. Por plani i tyre nuk shkon deri në fund, pasi zbulohet. Miri, Hakiu dhe Erioni nisen të shkojnë drejt dhomës së gjumit. Miri shkon i pari dhe hyn në dhomë, por fija e përdorur prej vajzave nuk jep rezultat dhe ai nuk bie. Miri e merr me të qeshur shprehet se donin që tu ngrinin një kurth. Ai i vë gishtin Tatianës dhe mendon se e ka bërë ajo, por Tatiana e mohon. Më pas Miri shprehet se shaka të tilla nuk duhen bërë sepse mund të jenë të rrezikshme, por shton se i fal ata që e kanë bërë këtë gjë. Edhe Hakiu mendon se e ka bërë Tatiana ose Olta, por Manal i këshillon që të mos e akuzojnë ndonjë nëse nuk janë të bindur. Olta shikon të gjithë skenën por nuk flet, ndërsa në fund shprehet se Manal tregoi duke ia prishur planin. Unë e mbrojta Manalin që të mos binte dhe më tha se nuk do tregonte, por në fakt e bëri- shprehet Olta dhe shkon ti heqë ato duke thënë se ishin fije të dobta që nuk të rrëzonin. Miri u thotë banorëve se ra dhe se u arrit qëllimi i shakasë, ndërsa Olta tregon se edhe ajo u pengua por nuk ra. Mes banorëve fillon diskutimi se cili e ka bërë dhe banorët akuzohen me radhë e ndërkohë qeshin dhe mendojnë se të shtunë do zbulohet fajtori. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›