Lojë për dy banorë të rinj

13/02/2010 22:25
Vëllai i Madh ka vendosur që të hyjnë dy banorë të rinj në shtëpine e Big Brother por në një formë ndryshe nga të tjerët. Arbana u kërkon djemve që të shkojnë në dhomën e rrëfimit ndërsa vajzat të presin në dhomën e ndenjjes. Ndërkohë që djemtë nuk dëgjojnë asgjë, Arbana u tregon në monitor vajzave dy djem, Valonin dhe Bledarin të cilët presin në zonën e tunelit ku janë njohur disi me njeri-tjetrin. Ato duken menjëherë të interesuara për ta. Në monitor shfaqet edhe klipi prezantues për dy djemtë e rinj. Më pas, Arbana i fton vajzat që të shkojnë në zonën e tunelit dhe të njihen më nga afër me djemtë, por në të njëjtën kohë edhe të aktrojnë disi, të jenë bindëse e të mos tregojnë të vërtetën. Ajo u thotë vajzave se dy djemtë e rinj duhet të prezantohen tek djemtë e tjerë jo si dy konkurentë, por si dy të afërm të vajzave të cilët kanë ardhur në shtëpi vec për tu takuar me to, si një surprizë e Vëllait të Madh të cilët më pas do të largohen. Vajzat bien dakord dhe vendosin që Valoni të jetë një nga kosovarët e strehuar në shtëpinë e Oltës gjatë periudhës së luftës në Kosovë, pasi ajo ka treguar një histori të ngjashme me këtë, ndërsa Bledari si një kushëri i Gracielës i cili jeton jashtë Shqipërisë. Vajzat duken entuziaste për dy djemtë e rinj dhe komunikojnë me djemtë për detajet e gënjeshtrave që të mos diktohen nga djemtë. Të gjithë shkojnë në dhomën e ndenjjes ndërsa djemtë dalin nga dhoma e rrëfimit. Ata surprizohen nga prania e dy të rinjve, por vajzat menjëherë i prezantojnë si të afërmit e tyre. Hakiu duket dyshues pasi është përballur me Valonin gjatë audicioneve dhe këtë gjë e konfirmon edhe Olta e cila shprehet se gënjeshtrave po u vjen fundi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));